Hakan Calhanoglu “thërret” yllin e Real Madrid: “Bashkohu me Interin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu shpreson se bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet Interit gjatë verës.

Agjentët e Guler thuhet se kanë zhvilluar bisedime ‘pozitive’ me gjigantët e Serie A, Interin, dhe mesfushori Calhanoglu nxiti spekulimet e transferimeve mbrëmë pas fitores 3-1 të Turqisë kundër Hungarisë.

Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin më intereson shumë”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.

Do të doja që ai të vinte dhe të luante me ne tek Inter. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku merr më shumë minuta loje, ai e meriton atë”.

“Të gjithë duan lojtarë cilësorë. Unë nuk e di se si po shkojnë gjërat për të në Real Madrid, kështu që nuk dua të përfshihem shumë. Shpresoj që ai të luajë më shumë sepse e meriton”, përfundoi turku.

Interi pritet të nënshkruajë të paktën një sulmues të ri në afatin kalimtar të verës 2025, duke i dhënë Simone Inzaghit rezerva cilësore për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Santiago Castro i Bolognës dhe Nico Paz i Como janë lidhur gjithashtu me një lëvizje gjatë verës në Stadio Giuseppe Meazza/ D.C

Të fundit

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë...

Berisha bën deklaratën e fortë: Biznesmeni që solli pulën me salmonelë, eksponent i PS

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent socialist. Gjatë një takimi me...

Lajme të tjera

Web TV