Kryemadhi shfaqet me macen e Metës: Shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shfaqur në rrjetet sociale këtë të premte pa kostumin “politik”, por e veshur sportive dhe më një shikim në horizont.

Ajo nuk shfaqet e vetme, pranë saj qëndron macja Sasha. Kjo e fundit është macja e cila shfaqej më parë në shumë foto të kryetarit të PL, Ilir Meta.

Në mungesë të Metës, Sasha dhe Kryemadhi kanë zgjedhur t’i bëjnë shoqëri njëra-tjetrës.

Ndërkohë, si për të vërtetuar mungesën e Metës, Kryemadhi shkruan krahas fotos “Me Sashën shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm”.

Që nga tetori i vitit të shkuar kur Meta u arrestua me urdhër të SPAK, Kryemadhi ka vendosur të kujdeset për Sashën.

Edhe pse para se Meta të arrestohej, çifti kishin bërë të ditur se do të divorcoheshin dhe se arsyeja për këto ishin pikërisht vendimet politike që për ironi të fatit ishte po politika që i bashkoi në rini.

Pas divorcit, nuk ishte e qartë se kush do e mbante macen në prehrin e tij nëse Meta do të ishte jashtë qelie, por përsa kohë Meta qendron në burg, Sasha nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë me ishi-n e pronarit të saj./   S,M

Të fundit

11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi,...

Ndërtoi pa leje, arrest me burg për ndërtuesin dhe ekspertin! Sekuestrohet hoteli

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për R.S., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori"...

Fushata elektorale, Rama takim me banorët e Petrelës: “Ju zgjodha sepse…”

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me banorët në Petrelë, të Tiranës. Takimi po zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Rama në nisje është...

“Gënjeshtër totale!” Grenell hedh poshtë lajmet për takimin e Ramës me djalin e Trump

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale është përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD,...

Mbështeti Berishën! Kush është Elmar Brok, njeriu i cili paguhet për takime me qytetarët

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok ishte pak ditë më parë në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali...

Lajme të tjera

Web TV