Vetëm 90 milje nga Rusia e Putinit, Princi William merr drejtimin e tankut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William, i veshur me uniformë ushtarake dhe beretë, mbërriti në kampin ushtarak Tapa në Estoni, vetëm 90 milje nga kufiri me Rusinë, për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe të NATO-s. Si Kolonel i Regjimentit Mercian, ai vizitoi trupat britanike që do të kryejnë një mision gjashtëmujor në rajon.

Gjatë ushtrimit ushtarak, Princi i Uellsit hipi në një tank Challenger 2 dhe më pas udhëtoi me një automjet luftarak Warrior për të parë nga afër operacionin. Trupat britanike dhe estoneze simuluan një sulm mbi një bazë armike duke përdorur armë të rënda, granata tymuese dhe dronë për vëzhgim.

Pas demonstrimit, William pati mundësinë të drejtojë një Archer, një sistem artilerie të gjeneratës së re me një rreze veprimi mbi 50 km. Vizita e tij synon të tregojë mbështetjen e Britanisë për Estoninë dhe NATO-n, veçanërisht në sfondin e tensioneve me Rusinë.

Princi gjithashtu takoi ushtarë estonezë dhe britanikë, duke biseduar për përvojën e tyre. Vizita vjen në një moment kritik, ndërsa Estonia mbështet Ukrainën dhe përgatitet për çdo kërcënim të mundshëm nga Rusia, duke e konsideruar praninë ushtarake britanike thelbësore për sigurinë e saj. /e.t

Të fundit

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka...

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së fundmi ai ka komentuar situatën...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Lajme të tjera

Web TV