Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%.

Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit.

Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse. Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht në Tiranë.

Rezultatet censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit. Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%.

Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 ku popullsia me ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit, 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%./e.t

Të fundit

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

Lajme të tjera

Web TV