Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare.

“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.

“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.

Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.

Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.

Por a mund të mbikëqyret siç duhet kjo industri? Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka dyshimet e tij.

“Unë mendoj që nuk është momenti i duhur dhe, për aq kohë sa Shqipëria ka trafikantët më të mëdhenj të Europës, të paktën me aq sa po zbulohet dita-ditës në hetimet e prokurorisë, do të jetë shumë e vështirë,” tha ai.

“Pra, risku i parë është që të gjitha grupet kriminale, atë trafik të kanabisit që zhvillojnë sot në territorin e Shqipërisë, nesër do ta kanalizojnë në rrugë, të themi, legale”, shtoi Koçi.

Lexo edhe :  Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Përtej kufirit, Maqedonia e Veriut e legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2016, kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri konservator Nikola Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE.

Megjithë interesin e shtuar nga kompani evropiane, procesi i shpërndarjes së licencave për kanabisin mjekësor është kritikuar për mungesë transparence.

Vasko Magleshov, gazetar hulumtues dhe autor i një investigimi mbi industrinë e kanabisit, shprehet se procesi i licencimit për kanabis mjekësor në vendin fqinjë është shoqëruar me kritika për mungesë të transparencës së plotë mbi licencat dhe kompanitë e përfshira.

“Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e udhëzimeve publike se çfarë e bën një kompani të përshtatshme për të marrë një licencë,” tha ai, ndërsa shtoi sa ka pasur raporte ose akuza se procesi i licencimit është influencuar nga interesa politike ose personale.

“Ka dhe një mungesë informacioni publik për kompanitë që aplikojnë për licenca,” tha Magleshov. “Kjo ngre dyshime për integritetin e procesit”, thekson ai.

Pavarësisht sfidave, industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 60 kompani, vendore dhe ndërkombëtare, të licencuara për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Qeveria shqiptare beson gjithashtu se kanabisi mjekësor mund të sjellë një bum ekonomik për vendin. Por suksesi i kësaj industrie varet nga zbatimi i ligjit, transparenca dhe nga fakti nëse përfitimet do të shkojnë për qytetarët apo vetëm për një pakicë të zgjedhur./ BIRN/   S,M

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV