BIRN: Erion Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor.

Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.

Sipas kontratës kjo studio do të marrë përsipër përveç konsulencës ligjore dhe lobim pranë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe degë të tjera të qeverisë amerikane dhe shërbime të marrëdhënieve me publikun në lidhje me qeverinë shqiptare dhe legjislacionin shqiptar.

Një përfaqësues i studios ligjore të kontraktuar nga Veliaj erdhi në Tiranë në fillim të marsit gjatë seancës së Apelit për masën e sigurisë, por ai nuk u lejua të merrte pjesë në seancë për shkak të ndalimeve ligjore që parashikon legjislacioni shqiptar.

Veliaj, bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, u arrestua nga SPAK më 10 shkurt. Prokuroria e Posaçme, SPAK, thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste.

Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

Pas arrestimit, Veliaj sulmoi përmes disa statuseve në Facebook, prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani, duke pretenduar për persekutim politik. Veliaj publikoi gjithashtu një transkript me përmbajte të pavërtetë, që u vlerësua si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskretituar figurën e prokurorit, nëpërmjet të dhënave të tjetërsuara, që u shpërndanë nga media pranë tij.

Lexo edhe :  Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte 'non gratën', por u dashkan 6 mln euro

Po ashtu, gjatë seancës së vlerësimit të masave së sigurimit, qindra mbështetës të Veliajt protestuan kundër ndalimit të tij. Sipas njoftimeve të atëhershme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe SPAK, protestuesit kishin rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të administratave të këtyre institucioneve, kur ata ishin larguar nga puna./k.k

1

2

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV