I burgosur për pesë dekada, 89-vjeçari japonez merr shpërblimin e majmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta duket se është treguar më e padrejtë për këtë japonez. I akuzuar për vrasje ai vuajti dënimin me burg për më shumë se 50 vjet. 89-vjeçari Iwao Hakamata u shpall fajtor në vitin 1968 për vrasjen e gruas së tij, shefit të gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre.

89-vjeçari u lirua vitin e kaluar pas një rigjykimi. Por, pas kësaj avokatët e Hakamata kërkuan kompensim, duke argumentuar se 47 vitet e paraburgimit për të moshuarin, te cilat njëkohësisht i dhanë atij edhe statusin si i “burgosuri më jetëgjatë”, kanë ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Gjykatësi, i cili mori një konsideratë pretendimet e avokatit, pranoi se paraburgimi mbi 4 dekada kishte shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në shëndetin fizik e atë mendor të japonezit.

Kështu që sipas asaj që raporton BBC, 89-vjeçari u shpërblye me vlerën marramendëse pre 1.45 milionë dollarësh. Qeveria e Japonisë do të paguajë kompensimin financiar të Hakamata, në atë që mediat lokale raportojnë gjerësisht si pagesën më të madhe për një çështje penale në historinë e vendit.

Rasti i Iwao Hakamata është një nga sagat ligjore më të gjata dhe më të famshme në Japoni. Atij iu dha një rigjykim i rrallë dhe u lirua nga burgu në vitin 2014, mes dyshimeve se hetuesit mund të kishin vendosur prova që çuan në dënimin e tij.

Shtatorin e kaluar, qindra njerëz u mblodhën në një gjykatë në Shizuoka, duke brohoritur fort “drejtësi”. Hakamata, megjithatë, ishte i papërshtatshëm për të marrë pjesë në seancë. Ai u përjashtua nga të gjitha seancat e mëparshme për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar mendore.

Ai kishte jetuar nën kujdesin e motrës së tij 91-vjeçare Hideko që kur iu dha një rigjykim dhe u lirua nga burgu në vitin 2014. Hideko kishte luftuar për dekada për të pastruar emrin e vëllait të saj./E.T

Të fundit

Video/ Momenti kur Egli takon familjen e Gjestit, si e pritën ata finalisten

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga...

Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës...

Video/ Një tjetër avion rrëzohet në SHBA, 4 viktima

Katër persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël goditi linjat e energjisë elektrike në Illinois dhe u rrëzua në një fushë. Siç...

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar përmes një reagimi në rrjetet sociale të gjithë qytetarët shqiptarë, me rastin e...

“Lubia shpenzon më shumë se miliarderët”, Berisha: 10 mijë euro në muaj për lavazh makine

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shënjestruar qeverinë dhe veçanërisht ministren Belinda Balluku, duke e akuzuar për abuzim me fondet publike. Në një deklaratë...

Lajme të tjera

Web TV