“S’kam turp që kam qenë ministër i Berishës”/Alibeaj: Duhet të jetë mirënjohës ndaj meje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Komentet Alibeaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ , ku tha se gjatë kohës që ka qenë ministër, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive.

Ai tha gjithashtu se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.

Kjo pasi sipas tij, ai ka performuar mirë gjatë kohës që ka qenë ministër dhe nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive. Ai shtoi se shumë herë e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishte ministër, për çështje parimore.

“Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e Partisë Demokratike dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.

Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.

Lexo edhe :  Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.

Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj./e.t

Të fundit

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme....

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë...

Lajme të tjera

Web TV