Vdekja misterioze e 2-vjeçarit dy vite më parë, arrestohen gjyshërit, akuzohen për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit.

Émile Soleil u zhduk në korrik të vitit 2023, ku ishte parë për herë të fundit në kopshtin e banesës së gjyshërve të tij në një fshat në Alpet Franceze, Le Haut-Vernet. Nëntë muaj pas zhdukjes së tij, eshtrat e tij u zbuluan nga një alpinist pranë fshatit.

Hetimi për vdekjen e vogëlushit ka marrë një kthesë tronditëse, ku janë katër të akuzuar, përfshirë këtu gjyshërit e Émile dhe dy nga fëmijët e tyre, të cilët janë arrestuar nga policia franceze.

Dy të moshuarit akuzohen për veprat penale “vrasje vullnetare” dhe “fshehje të një kufome”.

Rasti ngjalli gjithashtu vëmendjen e mediave, veçanërisht rreth gjyshit të Émile, i cili u mor në pyetje nga policia në vitet 1990 për dhunë dhe sulm seksual në një shkollë private.

Megjithatë operacionet mjeko-ligjore janë ende në vazhdim, ku priten të zhvillime të reja./K.K

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV