“A i druheni një dënimi me burg?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi edhe pse e ndare nga Ilir Meta, u ka kërkuar qytetarëve votën për te. E ftuar në një emision Kryemadhi u ndal edhe te problemet familjare që kanë patur pas hetimeve të SPAK. E pyetur nëse i druhet një dënimi me burg, Kryemadhi tha me ironi se burgu i Pogradecit është më i bukur se burgu ku po jeton jashtë.

Monika Kryemadhi: Për mua çështjet e SPAK janë zero në krahasim me ato të familjes. E gjithë çështja e stisur e SPAK u ndërtua nga Veliaj, nga familja e inceneratorëve, sepse normal që gjithë ajo që kemi një furtunë brenda PS vjen për shkak të denoncimit tim për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk do të ma falte kurrë, por edhe Edi Rama, duke qenë i kujdesur duke lëvizur duart e veta nëpërmjet Veliajt.

Veliaj ka patur ndikim të jashtëzakonshëm në SPAK, me deputetë brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke filluar nga kryetarja e komisionit të ligjeve, që intimidon deshmitarin, apo edhe ndërhyrje të tjera, deri në banalitete duke paditur fëmijët dhe mamanë time.

E vështirë ishte për fëmijët. Pati pasojat e veta. Kemi një familje që atë që kishim pasurinë më të madhe nuk e kemi më, por do ta mbaj të konsoliduar në aspektin e marrëdhënies së fëmijëve të mi me babain e tyre.

Ylli Rakipi: A i druheni një dënimi me burg? E keni imagjinuar ndonjëherë që mund të izoloheni edhe ju si Meta?

Monika Kryemadhi: A e keni parë burgun e Pogradecit sa i bukur është? E ke parë burgun jashtë, që duhet të qeshësh edhe kur të vjen të qash? U turrën a ka Monika prona në Angli dhe doli s’ka gjë, dolën të tjerë me prona në Angli.

Lexo edhe :  Prognoza e 11 majit, 3 arsye pse rrotacioni politik është mision i pamundur

Monika kishte shtëpine e vet, që e kanë sekuestruar. Ka disa gjëra ,që për hir edhe të mediave, se e pamë se ç’thoshin përgjimet e Veliajt, se si jepen direktivat për të sulmuar. Ashiqare duken edhe portalet. Të bësh një analizë finananciare, me çfarë paguhen dhe si jetojnë, të ardhurat nuk mbulojnë dot energjinë elektrike. Por janë histori tjetër, ky është korrupsioni më i madh./   S,M

Të fundit

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike...

Çmimet Chaplin në Nju Jork / Dua Lipa tërheq vemendjen me paraqitjen e saj (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja...

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë tentativën...

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Lajme të tjera

Web TV