“E kaloj oqeanin kur të dua…”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kazani po zien për ‘McGonigal’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të sotme të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se mund të kalojë oqeanin sa herë të dojë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha i quajti këto deklarata të pavlera dhe akuzoi kryeministrin se i shmanget llogaridhënies publike.

Në reagimin e tij, Berisha u ndal te ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se “sot është non-grata në vendin e tij” dhe shpresoi që “të paraqitet para drejtësisë amerikane”.

 

 

Ai shtoj se vizita e fundit e Blinken në Tiranë, sipas tij, ka pasur si qëllim mbulimin e skandalit McGonigal, duke e cilësuar atë një çështje që “nuk do të mbyllet kurrë”.

“Kazani po zien dhe kjo është përgjigjja ime për sa tha Rama,” përfundoi Berisha.

“Të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike t’i përgjigjem atij. Unë dhe ai dhe cdo politikan kemi detyrimin elementar ndaj qytetarëve të paraqitemi para gazetarëve. Dje, pardje, lexova një artikull. Presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve, nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë dhe anti-media, nuk ja vlen ta konsiderosh për asgjë atë.

Sa i përket asaj që tha ai, mund të them dy fjalë. Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj që të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se nëse Blinkeni bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo jo, për t’i mbuluar skandalin McGonigal Ramës, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha”, tha Berisha./   S,M

Të fundit

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike “Harvard Law Review” mbi pretendimet...

Çmimet Chaplin në Nju Jork / Dua Lipa tërheq vemendjen me paraqitjen e saj (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja...

Lajme të tjera

Web TV