FSHF me njoftim zyrtar: “Sfida ndaj Serbisë do të luhet me numër të reduktuar tifozësh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar zyrtarisht se janë dënuar nga FIFA për sjelljen diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes Shqipëri – Andorra dhe kështu përveç gjobës ata do të jenë edhe pa një pjesë të tifozëve që do të mungojnë në tribunat pas portave në ndeshjen me Serbinë.

Kombëtarja Shqiptare ka nisur kualifikueset për Kupën e Botës 2026 gjatë muajit mars, ku në ndeshjen e parë është mposhtur nga Anglia në Londër me rezultat 2-0, ndërsa në ndeshjen e dytë ndaj Andorrës ka fituar në shtëpi 3-0.

Megjithatë, fitorja ndaj Andorrës ka ardhur me një kosto të madhe, pasi FSHF ka njoftuar për një dënim nga FIFA shkaku i sjelljes diskriminuese nga ana e tifozëve, dënim i cili nuk do të mirëpritet aspak mirë nga tifozët shqiptarë.

“FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.”

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave”.

Screenshot

“Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndryshe, ndeshja e ardhshme e Shqipërisë në ‘Arenën Kombëtare’ është ajo ndaj Serbisë në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e cila është paraparë të zhvillohet me datë 7 qershor në kuadër të Grupit K./ D.C

Të fundit

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare,...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

Lajme të tjera

Web TV