Ju shqetëson celuliti? Ja disa ushqime përmes të cilave mund ta largoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kalimin e viteve trupi fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij, dhe kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme të lidhura me lëkurën.

Një nga problemet më të hasura tek femrat është pikërisht celuliti, ndryshe njihet si lëkura e portokallit.

Dhe pse është kaq i përhapur, ende nuk është zbuluar një teknikë e skatë për zhdukjen e tij përfundimtare.

Gjithsesi ka shumë produkte që e ndihmojnë organizmin të ruajë rininë dhe të luftojë krijimin e celulitit.

Dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik

Sigurisht që nëse ushqeheni keq dhe nuk kryeni asnjë aktivitet fizik, diçka e tillë do të reflektohet tek trupi juaj.

Prandaj është e këshillueshme që të paktën 20 minuta në ditë të merreni me një ativitet fizik.

Uthulla e mollës

Gjithçka lidhet me probiotikët dhe amino acidet që përmban uthulla e mollës të cilët ndikojnë në ruajtjen e niveleve të kolagjenit.

Ky hormon është ai që i jep lëkurës suaj rininë dhe shkëlqimin e duhur. Nëse ju filloni ta shtoni uthullën e mollës në përditshmërinë tuaj, përveç eliminimit të yndyrnave të dëmshme në trup që krijojnë dhe dhajmin, ruani dhe lëkurën tuaj nga celuliti.

Kafeina

Gjetët edhe një arsye tjetër për të justifikuar kafen tuaj të mëngjesit.

Kafeina që gjendet tek kafeja apo çaji jeshil stimulon systemin nervor që të përdori më shumë energji, duke e nxitur trupin që të djege sa më shumë dhjam.

Piperi djegës i kuq

Ky produkt është perfekt për të shpejtuar metabolizmin tuaj, prandaj këshillohet që ta shtoni në recetat tuaja sa më shumë.

Vaji i kokosit

Ekspertët tregojnë se vaji I koksit ka veti fantastike kundër shfaqjes së celulitit. Prandaj këshillohet që në vend të kremrave të shtrenjtë hidratues ju të masazhoni trupin tuaj me vaj kokosi.

Lexo edhe :  Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Kështu do të keni ushqyer lëkurën me yndyra të shëndetshme bimore dhe do t’I jepni asaj një shkëlqim dhe pigment të shëndetshëm.

Uji

Një nga metodat më të lehta për të eliminuar celulitin është pikërisht hidratimi. Lëkura si çdo organ tjetër i trupit tonë ka nevojë për ujë.

Duke qenë e hidratuar lëkura është më e shëndetshme dhe problemet si celuliti apo rrudhat shfaqen më vonë.

Prandaj pini sa më shumë ujë, dhe kudo që të shkoni mos harroni të merrni shishen me vete ./AgroWeb/   S,M

Të fundit

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike...

Çmimet Chaplin në Nju Jork / Dua Lipa tërheq vemendjen me paraqitjen e saj (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja...

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë tentativën...

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Lajme të tjera

Web TV