Kinezët u kapën rob duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë  gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se forcat e Vladimir Putin nuk ishin aq të forta sa pretendonin.

Ushtarët, Wang Guanjung dhe Zhang Renbo u kapën duke luftuar për Rusinë në Ukrainën lindore në fillim të këtij muaji, shkruan Telegraph.

Të prangosur dhe të veshur me kostum ushtarak në një konferencë të organizuar nga Ukrinform, dyshja thanë: “E gjithë Rusia na ka ushqyer me gënjeshtra. Rusia nuk është aq e fortë sa pretendojnë dhe Ukraina nuk është aq e prapambetur sa thonë ata.”

Zhang dhe Wang thanë se ishin zënë rob menjëherë pasi arritën në vijën e frontit dhe nuk kishin vrarë asnjë trupë ukrainase.

Presidenti Zelensky kërkoi që Pekini të shpjegonte pse ushtarët kinezë, po luftonin për Rusinë.

Të dy ushtarakët theksuan se nuk po luftonin në emër të Kinës dhe nuk kishin lidhje me autoritetet shtetërore kineze, por ata u rekrutuan si mercenarë përmes reklamave në internet.

Wang nënvizoi se ai ishte rekrutuar përmes një reklame në TikTok.

Ai u tha gazetarëve se më pas udhëtoi përmes autobusëve për në Kazan në Rusinë jugperëndimore, përpara se të kalonte nëpër Rostov-on-Don dhe të hynte në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku u regjistrua në ushtri me Zhang.

Ndërsa Zhang u tha gazetarëve se ishte në Rusi si turist kur vuri re një reklamë me ofertën prej dy milionë rubla (18,400 £) dhe vendosi të regjistrohej, shkruan më tej Telegraph.

Të pyetur për kushtet brenda kampeve ruse, të burgosurit kinezë përshkruan mungesën e ujit dhe energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Zelensky tha javën e kaluar se kishte të paktën 155 shtetas kinezë që luftonin për Rusinë, një pretendim që Pekini e ka hedhur poshtë si “të papërgjegjshëm”.

Kina mohon që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të saj të shërbejnë në forcat e armatosura ruse, duke thënë se i këshillon shtetasit që “të shmangin pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të çdo pale” dhe është një “mbështetës i vendosur” i paqes në Ukrainë./e.t

Të fundit

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për...

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Lajme të tjera

Web TV