“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai nuk ka blerë asnjëherë vota, edhe pse vlen për t’u theksuar fakti se denoncimet dhe akuzat nga opozita kundrejt tij, kanë qenë të shumta.

Këto deklrata, Rama i bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa komentoi rastin e Lushnjës, ku u arrestua 38-vjeçari Marin Leka, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, dhe i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.

“Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm!? E keni parë Latifin? Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare.”, tha Rama.

Ai tha më tej se opozita në zgjedhjet e 11 Majit do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë.

“Ky portieri këtë radhë do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë duke nxjerrë topin na 10 një javë rrjesht dhe do vërë kujën ma çanë rrjetën, ma çanë rrjetën.”, tha ai./   S,M

Të fundit

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

Lajme të tjera

Web TV