Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë.

Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.

Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE.

Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./e.t

Të fundit

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

‘Qyteti i humbur’ nën oqean është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë!

I vendosur afër majës së një mali nënujor në perëndim të Ridge Mid-Atlantic shtrihet një peizazh misterioz dhe mbresëlënës – Qyteti i Humbur. E...

FSHF s’u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për ‘Final 4’/ Dy arbitra nga Evropa ‘në garë’

Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes...

SHBA, nisin hetimet ndaj Universitetit të Harvardit për “diskriminim racor”

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nisur hetime ndaj Universitetit të Harvardit dhe revistës së tij juridike “Harvard Law Review” mbi pretendimet...

Lajme të tjera

Web TV