Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë.

“Ky portieri këtë radhë do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë duke nxjerrë topin na 10 një javë rrjesht dhe do vërë kujën ma çanë rrjetën, ma çanë rrjetën.”, tha ai.

Rama iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me largimin e shqiptarëve.

“Kjo është propagandë sepse boll fakti në mënyrën më të pacipë, bufi e latifi dhe të tjerët i thonë pa pikë turpi njerëzve ikën 1 mln shqiptarë, ndërkohë që nga censuri i bërë, numërimi shpi më shpi, janë 2.4 mln sot që janë aktualisht këtu. Nëse kanë ikur 1 mln, nja 1.2 kishin ikur deri në kohën kur morëm detyrën, i bie të jemi 4.6 mln. Kështu që bëjeni mirë llogaritë. E dyta kanë ikur shqiptarët patjetër por në asnjë mënyrë nuk kanë ikur më shumë sesa çkanë ikur historikisht dhe gradualisht vit pas viti. E treta, nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë filluar të kthehen më shumë seç ktheheshin më përpara dhe do të vijnë më shumë kur të kenë të njëjtët standarte dhe paga si një mesatare po themi se nuk po diskutojmë këtu Gjermaninë dhe Francën që kanë pagat më të larta në Evropë por edhe taksat. Po diskutojmë nivelin e vendeve si Greqia dhe Kroacia, që jemi duke u  afruar hap pas hapi. Po të bëheshin me magji se do të kishte dalë ndonjë magjistar. Të gjithë e kanë pasur njësoj këtë histori. “, u shpreh Rama./e.t

Të fundit

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti...

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u pa duke e puthur Williams...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

Lajme të tjera

Web TV