Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok, burg për gjyshen e babain e të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat, ka dhënë vendimin për një rast të rëndë abuzimi familjar që tronditi opinionin publik: shfrytëzimin e një fëmije të mitur në rrjetin social TikTok për përfitime financiare.

Babai i fëmijës, Armando Kumaraku, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja e tij, Natasha Rombula, u dënua me 2 vite e 3 muaj burg.

Gjykata ka vendosur gjithashtu, heqjen e të drejtës së prindërimit për Armando Kumarakun, si një masë plotësuese ndaj dënimit penal.

Ngjarja që u bë publike disa muaj më parë, zbuloi se babai dhe gjyshja kishin përdorur për një periudhë të gjatë nipin 10-vjeçar për video në TikTok, me qëllim përfitimin e dhuratave dhe parave nga ndjekësit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Lumturi Zhupa, e cila pranoi kërkesat e organit të akuzës për masat ndëshkuese ndaj të pandehurve, duke e konsideruar veprimin e tyre një shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe detyrimeve prindërore./   S,M

Të fundit

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

Lajme të tjera

Web TV