Si përfitohet pagesa e paaftësisë për punë, roli i vjetërsisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo person i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Të gjitha detajet mbi dokumentacionin dhe mënyrën e aplikimit për pagesë paaftësie të përkohshme i dha eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha nga studio e “News 24”.

Paaftësia e përkohshme përfitohet nga qytetarët që janë në marrëdhënie pune, të punësuar në shtet ose privat, por jo të vetëpunësuar. Deri në 14 ditë paguhen nga punëdhënësi, më tej nga sigurimet shoqërore. Nëse bëhet i paaftë për punë për një kohë të shkurtër, mbi dy javë kalendarike, kërkohet vërtetim i paaftësisë për punës, me qëllim për të përfituar pension të përkohshëm që përllogaritet 70 deri 80 për qind të pagës neto të 6- muajve të fundit. Për këtë ka disa kushte. Është vjetërsia e punës ajo që rrit ose zvogëlon masën e përfitimit.

PAAFTËSIA PËR PUNË

Hoxha ceku pak çështjen e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë qytetarët për të përfituar, ndërkohë që ka sqaruar edhe skemën në lidhje me mënyrën se si bëhet përllogaritja e shumës që përfiton qytetari. Paaftësia e përkohshme, pra raportet mjekësore, sipas tij, zgjatin nga 14 ditë deri në 6 muaj.

“Deri në 14 ditë paguhen nga punëdhënësi, ndërsa për një kohëzgjatje më të gjatë paguhet nga fondi i sigurimeve. Dokumentet që duhet të dorëzohen është raporti mjekësor, i cili dërgohet te punëdhënësi, tani kryhet nga ‘e-Albania’. Duhet dorëzuar vjetërsia e punës, pasi nëse ke deri në 10 vite pune, fiton 70% të pagës neto të 6 muajve të fundit. Nëse vjetërsia është mbi 10 vite, fiton 80% të pagës neto të 6 muajve të fundit”, – u shpreh ai.

Lexo edhe :  Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. Për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, periudha e përfitimit është deri në 75 ditë.

DOKUMENTET PËR T’U DORËZUAR NË PUNË

-Raportet mjekësore.

-Fotokopje e kartës së identitetit.

-Librezën e punës/Vërtetim vjetërsie.

-Formularin e bazës së vlerësuar të 6 muajve të fundit. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit, ose printohet nga sistemi https://ealbania.al/).

 

-Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e pikës “a”, plotëson formularin tip –

Listë pagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti.

-ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit.

MASA E PËRFITIMIT:

Të ardhurat për sëmundje janë:

70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim.
80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim./   S,M

Të fundit

PAMJE virale/ Peshkatarët shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Peshkatarët në Jemen kryen një operacion shpëtimi prekës pasi një anije që transportonte dele u përmbys në brigjet e Adenit. Në vendngjarje...

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar,...

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u pa duke e puthur Williams...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Lajme të tjera

Web TV