16 Maj 1975/ Japonezja Junko Tabei bëhet gruaja e parë që ngjit malin Everest

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke ndjekur shtegun juglindor, alpinistja japoneze Junko Tabei bëhet gruaja e parë që arrin majën e Everestit, malit më të lartë në botë. I vendosur në Himalajat Qendrore në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, Everesti është 8848 metra mbi nivelin e detit. I quajtur Chomo-Lungma, ose “Perëndesha e Tokës”, nga banorët e Tibetit, emërtimin anglisht e mori nga Sir George Everest, një ekplorues britanik i Himalajave që në fillim të shekullit XIX-të.

Në majin e vitit 1953, alpinisti dhe eksploruesi neo-zelandez Edmund Hillary dhe udhërrëfyesi nepalez Tenzing Norgay, kryen ngjitjen e parë të suksesshme të majës. Hillary u dekorua më vonë nga Mbretëresha Elizabeta II për këtë arritje. Dhjetë vjet më vonë, ishte amerikani James Ëhittaker ai që u ngjit në majën Everest, së bashku me udhërrëfyesin e tij vendas, Nawang Gombu.

Kalendar

16 Maj 1770 – Katërmbëdhjetë vjeçarja Maria Antuaneta martohet me 15-vjeçarin Luigj August, që më vonë do të bëhet mbreti i Francës, Luigji XVI.

16 Maj 1812 – Feldmarshalli rus Mikhail Kutuzov nënshkruan Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund Luftës Ruso-Turke. Besarabia aneksohet nga Rusia perandorake.

16 Maj 1916 – Britania e Madhe dhe Franca, nënshkruajnë marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, duke ndarë ish-territoret osmane si Iraku dhe Siria.

16 Maj 1920 – Në Romë, Papa Benedikti XV shpall shenjtërimin e heroinës së Francës, Zhan D’Ark.

16 Maj 1966 – Partia Komuniste e Kinës publikon “Njoftimin e 16 Majit”, duke shënuar fillimin e Revolucionit Kulturor.

16 Maj 1991 – Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, mban një fjalim me Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke qenë monarkia e parë britanike që e bënte diçka të tillë.

 

Të fundit

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Dita nis me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të...

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo parashikohet nga një studim i botuar në...

Lajme të tjera

Web TV