Miratohen tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, ZRRE-ja ende nuk ka njoftuar se sa kushton kilovati për konsumatorët e amvisërisë, por edhe të bizneseve.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Rritja e çmimit të tarifave vjen pasi bordi i ZRRE-së më 11 prill ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kundër shtrenjtimit të rrymës, më 11 prill u mbajt një protestë në Prishtinë, në ditën kur ZRRE-ja miratoi kërkesat e operatorëve për rritjen e tarifave.

Shtrenjtimin e kanë kundërshtuar edhe përfaqësues të bizneseve, sipas të cilëve, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera./ REL

Të fundit

Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit/Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar...

“Fuqitë e lanë te porta e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.8 lekë. Euro do të...

Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në...

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike...

Lajme të tjera

Web TV