Parashikimi i motit për sot, 16 prill 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithë territorin Shqiptar.

Për pasojë, orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që pasditja të mbetet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira dhe shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë POR e fortë në DET duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./e.t

Të fundit

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Dita nis me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të...

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo parashikohet nga një studim i botuar në...

Lajme të tjera

Web TV