Prokuroria Speciale përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare për media nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

– Advertisement –

Gjyqi ndaj katër të akuzuarve ka nisur më 3 prill 2023 dhe sipas ZPS-së, gjatë kësaj faze janë thirrur 125 dëshmitarë, janë paraqitur rreth 3 000 prova materiale në disa gjuhë, si dhe janë dorëzuar 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Sipas organit të akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 personave, mbajtjen e qindra viktimave në paraburgim të paligjshëm dhe torturimin e tyre. Krimet e supozuara thuhet se janë kryer kundër civilëve dhe individëve jo-luftëtarë në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Në këtë proces janë përfshirë si palë edhe më shumë se 150 viktima, të cilat përfaqësohen përmes avokatit.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, vlerësoi kontributin e dëshmitarëve dhe avokatëve të viktimave.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre,” u shpreh prokurorja West.

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe integritetit të procedurës gjyqësore.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është thelbësore që procesi gjyqësor të respektohet, në mënyrë që të gjendet e vërteta,” deklaroi më tej ajo.

Lexo edhe :  26 vjet nga eksodi/ 1 milion shqiptarë u detyruan të largohen nga Kosova nga forcat serbe

Pas përmbylljes së fazës së provave nga Prokuroria, pritet që mbrojtja të nisë paraqitjen e saj në vijim të procesit gjyqësor./E.T

Të fundit

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Dita nis me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të...

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo parashikohet nga një studim i botuar në...

Lajme të tjera

Web TV