Mbështeti Berishën! Kush është Elmar Brok, njeriu i cili paguhet për takime me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok ishte pak ditë më parë në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali Berisha në fushatën e 11 majit.

Në një takim të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, në cilësinë e zv.Presidentit të CDI-së, Brok tha se Shqipëria nuk përmbush kushtet për tu anëtarësuar në BE.

“Më lejoni të shtoj edhe diçka tjetër: gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar deklaratat e Edi Ramës, i cili thotë se do ta çojë Shqipërinë në Europë. Por ai ka harruar premtimet që u ka dhënë qytetarëve. Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe me politikat e një narkoshteti, jam e sigurt që në vitin 2030 Shqipëria nuk do të jetë anëtare e BE-së”, deklaroi Brok.

I zgjedhur për disa mandate në Parlamentin Europian politikani i lindur në Gjermani ka arritur deri në postin e kryetarit të Komisionit të Jashtëm të PE-së. Ai është një ndër miqtë e liderit të opozitës Sali Berisha. Për tu kujtuar është fakti që ka qenë ndër të paktët njerëz që e kanë takuar Berishën kur ai ishte në arrest shtëpie.

Por kush është ana tjetër e politikanit gjerman? Një investigim i publikuar nga “Politico” zbuloi se Brok, një ndër figurat më të vjetra të Parlamentit Europian, kishte ngritur një skemë të dyfishtë përfitimi: duke i detyruar vizitorët të paguanin 150 euro për person për të marrë pjesë në vizitat në Parlament, ndërkohë që për të njëjtat aktivitete përfitonte subvencione shtesë nga fondet publike të BE-së. Dokumentet e siguruara tregojnë se në vetëm katër vizita të tilla gjatë 2016-2017, Brok kishte gjeneruar një tepricë financiare prej afro 18,000 eurosh, pa dokumentuar kthime ose transparencë mbi përdorimin e këtyre fondeve.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Ish-punonjës të stafit të tij konfirmuan se paratë e tepërta përdoreshin për shpenzime të brendshme të zyrës, ndërsa Brok përfitonte në mënyrë të vazhdueshme edhe kompensimin mujor prej 4,513 euro për shpenzime të përgjithshme. Ndërkohë, përballë akuzave, ai tentoi ta relativizonte çështjen duke kërkuar një auditim privat nga një këshilltar fiskal, një lëvizje që kritikët e cilësuan si përpjekje për të shmangur llogaridhënien reale. m.p.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV