Rama: Familja Trump u detyrua të mohojë shpifjen për takimin tim në Beograd, turp!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat se ai nuk mori pjesë në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd ku do të takohej me djalin e Presidentit Donald Trump.

“Shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme.

Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuçiçin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse SHBA…Ok deri këtu ne i dimë.

Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi”-tha Rama. m.p.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV