“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë furnizimin me energji elektrike në të dy vendet deri në mbrëmje.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, shpalli gjendje emergjence në rajonet Andalusia, Extremadura, Murcia, La Rioja dhe Madrid.

Pas një mbledhjeje të kabinetit gjatë natës, Portugalia shpalli gjendje krize energjetike.

“Kemi mësuar për një ndërprerje të përgjithshme në rrjetin elektrik, e cila ka origjinën jashtë territorit tonë, me shumë gjasa në Spanjë,” tha kryeministri Luis Montenegro në një fjalim televiziv.

 

 

Montenegro deklaroi  se është krijuar një zyrë qeveritare e krizës për të menaxhuar situatën “të paprecedentë” dhe u bëri thirrje qytetarëve të reduktojnë konsumin e energjisë derisa autoritetet të rikthejnë plotësisht furnizimin me energji.

Ndërkohë sipas kryeministrit spanjoll ndërprerja e energjisë nuk kishte ndodhur asnjëherë  në gadishullin iberik.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë . Për t’ju dhënë një ide, 15 gigavat janë të barabarta me rreth 60% të kërkesës së vendit në atë moment”. theksoi Sanchez

Spanja do të përpiqet të rikthejë furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin deri të martën në mëngjes, por kryeministri pranoi se zyrtarët ende nuk mund të thonë me siguri kur gjithçka do të kthehet në normalitet.

Dyshohet se kjo nderpreje e energjisë elektrike mund të ketë ndodhur, sipas mediave ndërkombëtare nga një fenomen i rrallë atmosferik, me ndryshimin e temperaturave në Spanjë, çka solli dhe probleme me linjat e interkonjeksionit evropian. Pjesa më e madhe e shërbimeve të transportit në Spanjë do të rikthehen vetëm ditën e sotme./e.t

Të fundit

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Lajme të tjera

Web TV