Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.

 

 

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

Para seancës, Faton Peci nga Partia Guxo – që në zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – tha para nisjes së seancës të martën, se propozimi për kryeparlamentare mbetet i njëjtë edhe në vazhdim të seancës.

Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin për Albulena Haxhiun.

“Sa i përket PDK-së, Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha ai, duke shtuar se i përket LVV-së që të ndërmarrë nismë që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara.

Para nisjes së seancës, Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare.

Ai tha se LDK-ja nuk e ka mandatin për krijimin e institucioneve të reja dhe kjo detyrë bie mbi përgjegjësinë e LVV-së.

“Kemi një heshtje të [kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe si duket i konvenon kjo situatë”, tha Zemaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se si duket vazhdimi i së martës do të ketë fatin e njëjtë me shtatë seancat paraprake.

Lexo edhe :  Kritikat ndaj BE nga Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

“Nëse ndryshohet kandidati [për kryeparlamentar], sot do të votohet. Por, si duhet do të jemi në situatë të njëjtë”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vota e tij dhe dy deputetëve të tjerë të partisë, do të jetë e njëjtë, pra abstenim për propozimin e Haxhiut.

Ai tha se i takon LVV-së që të bëjë përpjekje maksimale për të formuar një shumicë parlamentare.

“Shumica parlamentare nënkupton koalicion qeverisës edhe për Kuvend dhe Qeveri, kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar”, tha ai.

Nisma, sipas Limajt do të kontribuojë që të evitohen zgjedhjet e reja, “por jo me çdo kusht”.

“Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjidhje tjetër, e ato janë zgjedhjet”, tha ai para nisjes së seancës.

Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë më herët se mosvotimi i kryeparlamentarit tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.

Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.

Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri./E.T

Të fundit

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet,...

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale...

10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

Me mbërritjen e vitit 2000, ne tashmë ndiheshim sikur ishim në të ardhmen, megjithatë shumë gjëra që sot duken të domosdoshme nuk ishin ende...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është...

100% e kryer! Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve. Gazetari i Sky, Florian Plettenberg,...

Lajme të tjera

Web TV