“Jam i ëmbël, por ka momente që bëhem i hidhur”. Rama replikë me gazetarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pati edhe një “debat” me gazetarin Mentor Kikia në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë fjalës së tij, Rama tha me ironi se është e vështirë që të marrë fjalën nëpër studio, ndërkohë që e cilësojnë si autokrat.

Më tej ai iu drejtua Kikias duke i thënë se “do të durosh edhe pjesën time se ka momente që nuk jam i ëmbël, por i hidhur”.

“Më lër ta jap përgjigjen. Ju tani i ngrini të gjitha hipotezat e juaja. Unë iu dëgjoj me respekt pavarësisht se në një pjesë të tyre nuk bën sens. Sa filloj e flas menjëherë ndërpriten. Ore është luftë për të marrë fjalën nëpër studio. Unë jam edhe njeriu që prezumohen që iu shtyp juve nga mëngjesi deri në darkë se jam edhe autokrat ça është kjo histori, më lër ta mbaroj. Do të durosh edhe pjesën time. Nuk jam i thjeshtë tani. Do të durosh edhe pjesën time. E di që ka momente që nuk jam i ëmbël, ka momente që jam i hidhur dhe s’kam ça bëj. E kam problem kur duhet të trajtoj non sens”, u shpreh Rama.

Më tutje, Rama vijoi në përgjigje të akuzave se po bën fushatë me “folklor” teksa tha se takime mbajnë qark më qark. Rama shtoi se fushatën e tij e ka katër vjet dhe jo tre muaj.

“Kjo e folklorit nuk qëndron, është kot. Fakti që fushata, një parti politike shfaqet në një shesh, dhe nuk vjen si një armatë që vë tribunën atje dhe mban fjalimet e tmerrshme ba ba ba, por vjen si një bashkësi qytetare që edhe këndon, kërcen dhe krijon atmosferë më të relaksuar për njerëzit që janë aty, se vijnë aty dhe i thërrasin e mbledhim por ata kënaqen se janë bashkë. Është bashkësi, jemi familje e madhe ne Nentor në PS. Llogaridhënie dhe biseda me qytetarët kemi bërë 4 vjet. Unë fushatën time e kam 4 vjet, jo tre muaj. Jam në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me njerëzit dhe në terren. Në terren zhvillohet një fushatë që nuk zë vend në pasqyrat tuaja se përqendrohet fushata te unë. Sepse me mua merreni ju. Doni të shihni fushatë tjetër, shikoni nëpër qarqe që ka takime, biseda, që mblidhen njerëz që thonë nuk shkon kjo e ajo, por nuk bëjmë ne takimin e madh në qytet me muhabet. Ne shkojmë për të dhënë mesazhet krysore. Ndërkohë që gjithë kjo që kërkoni ju bëhet atje, ndërkohë që jetoni këtu shihni njëri-tjetrin, shihni në ekran dhe thoni nuk bëhet. Po pse faji im është, unë e pasqyroj fushatën në TV”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV