Berisha mbyll fushatën/ Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Tiranë, përcolli një mesazh për të  rinjtë shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se vota më 11 maj do të jetë për dinjitetin e të rinjve.

Berisha hodhi dhe akuza ndaj kryeministrit  Edi Rama, për të cilin u shpreh se u ofron të rinjve një apartament për 108 vjet punë.

Fjala e Berishës: 

Më 11 maj vota është edhe për dinjitetin tuaj, ju jeni të rinj dinjitoz. E dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i dekuilibruar ju tha se për mandatin e katër do u siguroj 2 kg farë kungulli, një fyerje e madhe për të rinjtë shqiptarë.

Qeveria e ardhshme do shpall paktin për rininë, paktin start-up Albania. Çdo i ri do diplomohet pas diplomimit. Një gjë mos harroni, që beteja jon është të rikthejmë kombin në rininë e tij.

Ndaj dhe për talentet tuaj, do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për krijimtarinë tuaja në të gjitha fushat.

Sot njeriu që iu ofroj 2kg farë kungulli, iu ofron një apartament për 108 vjet punë, ju garantoj se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mije euro granti për të paguar interesat e kredisë./e.t

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV