Dhjetëra të mitur të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 39 të mitur janë vrarë dhe 97 rezultojnë të zhdukur në Meksikën perëndimore, si pasojë e një lufte që ka shpërthyer që nga shtatori i kaluar mes dy fraksioneve rivale të kartelit të Sinaloas – një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në vend – denoncoi Avokati i Popullit i Meksikës.

Karteli i Sinaloas u themelua nga Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA, dhe Ismael “El Mayo” Zambada, i cili u arrestua në Teksas në korrik të vitit të kaluar. Mbështetësit e “El Mayo” akuzojnë djemtë e “El Chapo”, të njohur si “Los Chapitos”, se e kanë tradhtuar dhe dorëzuar te autoritetet amerikane.

Përplasjet nisën në shtator në Culiacán, kryeqyteti i shtetit Sinaloa.

Të hënën e kaluar, dy vajza 7 dhe 12 vjeç u vranë pasi u ndodhën mes shkëmbimit të zjarrit mes Gardës Kombëtare dhe një grupi të armatosur në komunitetin Badiraguato – vendlindja e “El Chapo” dhe liderëve të tjerë të kartelit. Një tjetër fëmijë 12-vjeçar u plagos nga plumbat, ashtu si prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Lufta mes trashëgimtarëve të “El Chapo” dhe fraksionit të “El Mayo” ka shkaktuar të paktën 1.200 viktima, ndërsa 1.400 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kjo luftë ka pasur gjithashtu pasoja të thella për ekonominë lokale dhe jetën e përditshme në kryeqytetin Culiacán dhe në komunitete të tjera të shtetit Sinaloa./E.T

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV