Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë për deputetë të PS në këtë qark, mbi ‘Yllin e Bashkimit Europian”, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për Shqipërinë në BE brenda 2030.
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shenjtë, shqiptarë dhe shqiptare, pa dallim feje, krahine, ideje, kudo ku jeni në Shqipëri, Europë dhe gjetkë nëpër botë, vëllezër dhe motra socialiste dhe progresistë të Shqipërisë. Unë jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës sonë jo thjesht në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjeçar në ngjitjen lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së bashkuar. Nuk ka rastësi në faktin që ne sot jemi këtu më 9 maj, në Ditën e Europës, për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur aty me njëri-tjetrin marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë në BE”,-tha Rama.
Fushata nisi me performancën e disa të rinjve, si edhe këngëtares Elvana Gjata. Vetë kryesocialsiti Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar./e.t