Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion.
Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk ka asnjë investim në këto godina.
Rama u shpreh se projekti i inceneratorëve ishte i duhuri, por personat që u angjazhuan në të.
Debati në emisionin Opinion.
Rama: Projekti është i duhuri. Plani është legjitim. Pikërisht pse brenda procesit ka patur individë që ka në nxjerrë përfitimet e tyre është ppjesa ka të bëjë me korrupsionin.
Sejamini:Nuk është hedh asnjë tullë dhe qeveria ka paguar 140 milionë euro. Pse?
Rama: Është gënjeshtër e madhe
Sejamini: Sa ka paguar qeevria? 70? Pse janë paguar pa u vënë asnjë tullë? Ka katër vjet që nuk është vënë asnjë tullë?
Rama: Ky është folklor.
Sejamini: Unë mund ta quaj korrupsion
Rama: Kjo është analizë folklorike e bazuar tek ca fakte gjysmë të vërteta.
Sejamini: Kur i thashë gjysmë të vërtetat
Rama: Nuk është paguar asgjë. Për Tiranën.
Dy të tjerët nuk janë bërë me paratë e shtetit. Janë paguar nga privati. Inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë paguar nga privati dhe shteti në mënyrë periodike ka paguar… Nuk është paguar për incenerator. Është paguar një kontratë për mbetjet.
Sejamini: Kontrata është për ndërtim e incenereatorit
Rama: E lëmë
Sejamini: Jo nuk e lëmë
Rama: Nuk do rri të merrem… Të vërtetat tuaja për inceneratorët është folklore. Nuk është paguar për incenerator. Është paguar për një partneritet që duhet të fillonte… E di ça investimi është bërë atje
Sejamini: Nuk është bërë asgjë
Rama: Ikën 10 minuta për Shqipërinë 2030 për një turbo folk. Nuk është paguar. Si mund të bëhet një luftë për faktet
Sejamini: Është paguar.Kontrata është për ndërtim koncesioni.
Rama: Do bëjmë emision për zgjedhjet. Kjo është psiqike
Fatjona Mejdini: Ku janë inceneratorët?
Rama: Sinqerisht kjo është kafshëri
Sejamini: Qeverisja është që paratë që merr nga qytetarët t’i investosh jo të vidhen
Fatjona Mejdini: Kjo është gjendja në Sharrë. Nuk trajtohen mbetjet
Rama: U ke dhënë ndonjë gjë për të pirë këtyre Fevzi./E.T