Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Nga vit në vit, bëhet gjithnjë e më e dukshme një dukuri që po deformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin jetën: askush nuk e mendon veten në një rrugëtim të gjatë, të ngadaltë, me punë e përkushtim. Askush nuk sheh karrierën si bazë të identitetit profesional. Të gjithë janë në pritje të “goditjes së madhe” – asaj rastësie fatlume që do t’i bëjë të pasur, të njohur, të veçantë.

Kjo pritje është bërë filozofi jetese. Çdo punë shihet si një ndalesë kalimtare, sa për të kaluar kohën, në pritje të “diçkaje tjetër”. Edhe kur të rinjtë punësohen në sektorë që dikur ishin burim krenarie, si mjekësia, inxhinieria apo arsimi, përkushtimi i tyre është shpesh minimal. Sepse nuk shohin të ardhmen aty. Sepse janë me një këmbë jashtë. Sepse nuk e pranojnë idenë e një jete “normale”.

Dhe nuk është se nuk kanë një justifikim për këtë sjellje. Modelet që u ofron shoqëria janë të njëjta: pasuria që vjen shpejt, pa shumë mundim. Influencerë që ekspozojnë jetë luksoze pa treguar burimin e të ardhurave. Sipërmarrës “magjikë” që në pak muaj blejnë makina të shtrenjta. Politikanë pa asnjë CV profesionale që jetojnë si oligarkë. Kur pasuria është e vetmja vlerë që nderohet publikisht, pse të rinjtë të besojnë te procesi, te përpjekja, te gradualiteti?

Në Tiranë, pronarë lokalesh dhe dyqanesh ankohen çdo ditë: të rinjtë vijnë në punë pa motiv, rrinë pak dhe ikin. Jo për ndonjë ofertë më të mirë – por thjesht sepse “nuk e kanë mendjen aty”. Zejtarët nuk gjejnë nxënës. Askush nuk do të mësojë një zanat, sepse të punosh me dorë sot shihet si dështim. Të jesh kamerier, hidraulik, rrobaqepës, mekanik është vetëm një “turp i përkohshëm” në pritje të shpëtimit.

Lexo edhe :  Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

Emigrimi është bërë karta e fundit që hidhet me shpresë dhe pa plan. Jo rrallë, të rinjtë marrin borxh për të shkuar në Gjermani pa e ditur as çfarë pune do bëjnë. Disa përfundojnë në punë të rëndomta, disa kthehen të zhgënjyer, por përsëri nuk e pranojnë që ndoshta zgjidhja nuk është “jashtë”, por “brenda”, në rindërtimin e një mentaliteti të ri.
Ndërkohë, rritet numri i atyre që përfshihen në skema mashtruese për investime “të zgjuara”, që nga kriptovalutat te platformat piramidale online. Këto histori nuk dalin gjithmonë në media, por janë të zakonshme në rrjete sociale dhe forume ku të rinjtë shkruajnë për humbje të mëdha, ndonjëherë edhe me kredi.

Të gjithë këta të rinj nuk janë dembelë. Janë të lodhur nga mungesa e besimit. Nuk u është ofruar një model ku mund të ecin, sepse shoqëria ua shet përditë iluzionin e rrugëve të shkurtra. Kur të punosh ndershëm dhe me përkushtim nuk të sjell as respekt, as siguri, as dinjitet, atëherë ku është motivimi për të provuar?

Kjo nuk është thirrje për t’u dorëzuar. Përkundrazi. Është një ftesë për të kthyer vëmendjen nga pasuria te profesioni, nga fama te përmbajtja, nga rastësia te rruga. Të rinjtë shqiptarë kanë energji, ide dhe potencial. Por nëse i ushqejmë vetëm me ëndrra të zbrazëta, do rritim një brez që nuk ndërton, por pret. Dhe kur pret shumë gjatë, shpesh nuk arrin askund.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV