11 maji, KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare për procesin e vëzhgimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve. Vizita u zhvillua në kuadër të “Programit të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili organizohet për herë të dytë nga KQZ.

Delegacionet pjesëmarrëse përfshijnë përfaqësues nga vende si Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Estonia, Gjeorgjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia, si dhe nga Organizata Botërore e Trupave Zgjedhore.

Gjatë qëndrimit të tyre, delegacionet u njohën me përgatitjet për zgjedhjet në Shqipëri, funksionimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, si dhe proceset e identifikimit dhe votimit elektronik. Gjithashtu, u prezantua puna për monitorimin e fushatës dhe masat për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.

KQZ prezantoi edhe përpjekjet e përbashkëta me institucionet ligjzbatuese si SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe për të shmangur përdorimin e burimeve shtetërore në fushata.

Programi synon të shkëmbejë eksperiencat më të mira ndërkombëtare, si dhe të promovojë risitë e aplikuara në Shqipëri, përfshirë identifikimin elektronik të votuesve dhe votimin nga jashtë vendit. Delegacionet do të vëzhgojnë zgjedhjet dhe do të vizitojnë edhe disa pika turistike dhe kulturore të vendit. m.p.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV