Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale.

Sipas prokurorisë, punonjës të IMT Bashkia Belsh, kanë lejuar që subjekti ‘V.H’ shpk të shtrojnë rrugët e Belshit pa projekt. Personat e ndaluar janë Fation Muça dhe Lorenc Hoxha, ndërsa në kërkim janë shpallur administratorët e subjektit Besnik Hysa e Dhiogjen Kristo.

Ka qenë kryetari i PD në Belsh, Dritan Cani i cili e ka denoncuar me video, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: ‘Asfaltim një javë para zgjedhjeve’.

Në video mes të tjerash ai thotë: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.

Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “V.H” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale.

Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.

Nga ana e subjektit “V.H.” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Sa më sipër në datë 10.05.2025 nga Prokurori i çështjes është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve për shtetasit Fation Muça, Lorenc Hoxha, Dhiogjen Kristo dhe Besnik Hysa. Nga policia gjyqësore është ekzekutuar ndalimi për dy shtetas, janë ushtruar kontrolle vendesh si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve Dhiogjen Kristo dhe Besnik Hysa’, thuhet në njoftimin e prokurorisë. m.p.

Të fundit

Qytetarët vrapojnë të tmerruar/ Pamjet e momentit të vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës

Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësnatës, ku mbeti i vrarë, 29-vjeçari,...

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye. Ndër shqetësimet më të mëdha të shoqërive moderne sot...

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka ndërruar jetë në moshë të...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

Lajme të tjera

Web TV