Ministri i Brendshëm pret eurodeputetët nga PE: Të angazhuar për zgjedhje të qeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tha se i siguroi eurodeputetët për angazhimin maksimal të institucioneve shqiptare për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm dhe transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Prita sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. I sigurova eurodeputetët për angazhimin tonë për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm e transparent, në përputhje me standardet më të mira. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndarë me ta disa nga hapat e rëndësishëm, ndërmarrë në forcimin e institucioneve”./e.t

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV