Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE në Tiranë. Newsbomb.al ka siguruar foto nga takimi i Edi Ramës me vëzhguesit e OSBE/ODIHR, në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë.
Në takim ishin të pranishëm Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, Kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe Koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.
Tema e diskutimit me siguri ka qenë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit që do të mbahen ditën e nesërme.
Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 Majit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Procesi i votimit nis ditën e nesërme, datë 11 Maj, në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.
Mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, teksa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se po shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. m.p.