Planeti në rrezik?! Anija përplaset me Tokën pas më shumë se gjysmë shekulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

jë anije kozmike e epokës sovjetike, e lëshuar më shumë se gjysmë shekulli më parë me destinacion planetin Venus, është rikthyer në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, por mbetet ende e paqartë se ku saktësisht ka rënë.

Anija, e njohur si Kosmos 482, u lëshua në vitin 1972 si pjesë e programit sovjetik për eksplorimin e Venusit, por një defekt në raketën bartëse e la të bllokuar në orbitën e Tokës.

Prej atëherë, objekti hapësinor ka qëndruar në orbitë, derisa më në fund ka hyrë përsëri në atmosferë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Mbikëqyrja Hapësinore e BE-së konfirmuan se rikthimi i anijes ndodhi rreth orës 6:24 të mëngjesit me orën lokale në Londër, mbi Oqeanin Indian pranë kryeqytetit indonezian, Xhakarta. Megjithatë, vendndodhja e saktë e mbetjeve të saj mbetet e panjohur.

Sipas Roscosmos, agjencisë ruse të hapësirës, Kosmos 482 humbi kontaktin me radarët dhe nuk u shfaq më në stacionet tokësore, duke sinjalizuar fundin e një misioni që nuk arriti kurrë destinacionin e tij.

Rihyrja e anijes ishte vëzhguar nga shumë agjenci hapësinore dhe gjurmues të mbeturinave hapësinore në mbarë botën, të cilët paralajmëruan se objekti mund të kishte më shumë gjasa të mbijetonte rihyrjen për shkak të ndërtimit të tij robust. Kjo shtoi shqetësimet, pasi anija ishte jashtë çdo kontrolli dhe pa mundësi drejtimi nga operatorët e saj.

Me një formë sferike, diametër një metër dhe peshë mbi 495 kg, kjo pjesë e fundit e mbetur e satelitit Kosmos 482 pritej të binte me shpejtësi rreth 240 km/h, sipas vlerësimeve të ekspertit holandez Marco Langbroek. Parashutat e saj nuk priteshin të funksiononin dhe bateritë ishin të mbaruara prej vitesh.

Lexo edhe :  Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Pjesët e tjera të anijes janë shpërbërë dhe kanë rënë gjatë dekadave të mëparshme, por kjo mbetje e fundit qëndroi më gjatë në orbitë, duke përfunduar udhëtimin e saj në mënyrë misterioze mbi Tokë.

Sipas traktateve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, çdo mbetje e mbijetuar i përket Federatës Ruse, si pasardhëse e Bashkimit Sovjetik.

Ky është një tjetër kujtesë se mbeturinat hapësinore janë një problem real dhe i vazhdueshëm për Tokën, ndërsa objektet e braktisura në orbitë vazhdojnë të bien në mënyrë të paparashikueshme dekada pas nisjes së tyre. m.p.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV