Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi i fletëve të votimit.

“Nuk e dimë se sa do impaktojë numërimi i fletëve të votimit nga jashtë në shpejtimin e këtij procesi. Por besoj votat brenda vendit do të numërohen dhe do të vlerësohen si për partitë politike dhe koalicionet ashtu edhe për kandidatët në listën e hapur brenda parashikimit ligjor”, tha Celibashi. Kreu i KQZ, tha se rezultat e para nga numërimi i votave në vend mund të dalin pasditen e së martës.

“Do të ishte shumë mirë nëse rezultatin e zgjedhjeve do ta shpallim më shpejt nga se e shpallëm në zgjedhjet e 2021, 2023, pra më shpejt se pasditja e ditës së martës pas ditës së votimit. Besoj se e marta pasdite do të na gjejë me të dhëna të plota për votimin brenda vendit. Po shikojmë se çfarë do të përmirësojmë nga pikëpamja infrastrukturore organizative që edhe për votimin nga jashtë që ky rezultat të jetë publik brenda këtij afati”, shpjegoi Kreu i KQZ./e.t

Të fundit

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme,...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet...

Epike! Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes, e zgjon kolegia

Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një mbledhjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, që zgjati gjithë natën. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV