Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral.
Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Teksa i referohet mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.
“Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë. Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital. Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.”, shprehet ai./e.t
/E.T