Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën “Hillary Klinton” në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti do të numërohen vetëm 88 të tilla.
Sipas raportimeve një kuti është klasifikuar si e pavlefshme pasi fletët e votimit kishin dalë nga kapaku i dëmtuar i kutisë.
Mësohet se kutia ishte e vulosur sipas procedurave dhe procesverbali është bërë, por kutia e zonës së Bathores konsiderohet tashmë e pavlefshme pasi ishte dëmtuar dhe fletët kishin dalë jashtë.
Mbetet e paqartë si është dëmtuar kutia, në momentin e mbylljes apo gjatë transportimit, por kutia nuk do të numërohet. m.p.