Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ziu është kallëzuar nga një 43-vjeçar se i ka dhënë para disa personave për të votuar një subjekt politik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi ka kallëzuar shtetasi F. P., 43 vjeç, se shtetasi R. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, kryetar i një subjekti politik në Kolonjë, i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik,”- informoi sot Policia.

Roland Ziu, drejtori i spitalit të Fier është njëherësh kryetar i PS-në Kolonjë të Lushnjës./E.S

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV