Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në këtë qark. Kujtojmë që gjatë fushatës drejtuesja e politike e këtij qarku, ministrja Belinda Balluku deklaroi se PS synon 10 mandate në Fier.

Aktualisht teksa janë numëruar gati 23% e kutive të votimit, përkatësisht 132 kuti nga 587, Partia Socialiste kryeson me 63% të votave, ndërsa PD me 25%, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet 4%, Mundësia 3% , ndërsa PSD, Djathtas për Zhvillim, Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik me nga 1 %.

Në rang vendi, kur janë numëruar më shumë se 20 për qind e kutive të votimit, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste, me 53% të votave, mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat./e.t

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV