Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim me kusht.

Depardieu, i cili ka luajtur në më shumë se 200 filma, u dënua nga një gjykatë në Paris për ngacmimin seksual të dy grave gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021, Les Volets Verts.

Avokati i tij njoftoi se Depardieu do të apelonte këtë vendim.

Dy gratë ishin të angazhuara në role pas skenës gjatë xhirimeve të filmit. Ata deklaruan se kishin frikë të flisnin në atë periudhë dhe se kishin ndjerë intimidim nga ana e Depardieu.

Njëra nga gratë, e quajtur Amelie, një dizajnuese e seteve, tha në gjykatë se Depardieu e kishte marrë atë mes këmbëve të tij ndërsa ajo po përpiqej të kalonte përmes një korridori dhe më pas i kishte kaluar duar mbi trupin e saj.

Depardieu ka mohuar akuzat, dhe ka marrë mbështetje nga shumë aktorë, regjisora dhe madje edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili më parë e kishte cilësuar aktorin si “lavdinë e Francës”.

Popullariteti i Depardieu ka rënë ndërkohë që po shfaqen gjithnjë e më shumë akuza për sjelljen e tij.

Një dokumentar i fundit për të përfshinte pamje të xhiruara në Kore të Veriut, ku aktori bënte komente të pahijshme ndërsa një vajzë e vogël kalonte pranë tij./e.s

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV