“Këtë rezultat nuk e kisha menduar”/ Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas për Zhvillim ishte i ftuar në Ditarin me Denisa Pasholli ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Teksa u shpreh i zhgënjyer për rezultatin zgjedhor, Alibeaj deklaroi se nuk e kishte parashikuar asnjëherë që PS të fitonte me këtë avantazh.

“Nuk është ky rezultati që prisnim. Nuk kemi arritur atë që mendonim. Unë nuk jam nga ata që e shohin fajin diku tjetër. Tezat politike nuk kanë gjetur një pëlqim te shqiptarët. Mund të kem qenë dhe unë.

Të gjitha analizat duhet të nisin nga vetja. Ky vend është i keqqeverisur. Ekonomia është keq e më keq. Korrupsioni është masiv. Ata që qeverisin këtë vend i kanë bërë njerëzit të ikin. Shifrat nuk janë opinion. Unë nuk e kisha parashikuar.

Logjika nuk më çon atje. Nëse para 4 viteve ai ka marrë 74 mandate dhe sot 82 nuk më përkon me atë që ka ndodhur në këto vite qeverisje.

Shumë njerëz të PS janë në konflikt me ligjin, shumë janë dënuar dhe shumë të tjerë jo. Qeverisja nuk ka qenë korrekte me ligjin, këtë e thotë dhe SPAK që ka goditur në këtë anë”, tha Alibeaj. /e.t

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV