Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet në Tiranë.

Vizita e kryeministrit britanik shënon një moment kyç në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga qeveria britanike, pritet që gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kreu i ekzekutivit të Londrës të bëjë publike masa të reja për emigracionin e paligjshëm.

“Kryeministri do të udhëtojë për në Tiranë, Shqipëri të enjten, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian të premten. Të enjten, mund ta prisni atë të njoftojë masa të mëtejshme për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të imigracionit.

Të premten, mund të prisni që të ndjekë programin EPC. Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për… e ardhmja e Evropës.

Më pas do të zhvillohen tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike; dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimin e të rinjve”, njofton qeveria angleze./e.s

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV