Qendra e votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj ka rezultuar me dy vota më tepër se numri i votuesve.
Si rrjedhojë është pezulluar numërimi i kutisë së burgut, pasi kanë dalë 2 fletë votimi më shumë, raporton gazetarja Klodiana Haxhiraj.
Si rrjedhojë rezultati nga numërimi i kësaj kutie nuk është marrë në konsideratë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi./E.T