1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit, për shkak të nivelit të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen sociale.

Eriola Hoxha, pedagoge ekonomie, u shpreh për A2: “Ky raport nuk ka lënë pa përmendur dhe pa detajuar gjithashtu se 43,9% e popullsisë shqiptare është në prag të futjes në nivelin e varfërisë. Ndërkohë, 22% e popullsisë në shkallë vendi cilësohet si plotësisht e varfër”.

Në raportin e vitit 2024, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria në Shqipëri nuk është vetëm mungesë e të ardhurave, pra e të pasurit më pak se 5,5 dollarë në dispozicion në ditë. Shkalla e lartë e varfërisë, sipas institucionit që ka në fokus të drejtat dhe liritë e individëve, vjen edhe nga mungesa e shërbimeve dhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në jetën publike.

“Shifrat e varfërisë, me popullsinë më të madhe të vendit që jeton nën minimumet jetike tregon se situata është shumë alarmante dhe e përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme”, deklaroi më tej Hoxha.

“Varfëria si shkak, por edhe si pasojë e shkeljeve të të drejtave të njeriut, duhet të adresohet në kontekstin e detyrimeve të shtetit për respektimin e garantimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Theksi vihet veçanërisht te të moshuarit: “Këta individë përballen me vështirësi serioze në sigurimin e të ardhurave minimale të mjaftueshme, për të përballuar kostot e jetesës dhe të medikamenteve të nevojshme, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore. Në këtë kuadër, ndonëse shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit përbën një formë mbështetjeje të mirëpritur, ai mbetet simbolik dhe nuk zëvendëson nevojën për një rritje të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të pensioneve”.

Lexo edhe :  Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Vlerësim të njëjtë ndajnë edhe ekspertë të ekonomisë: “Qeveria duhet të shfrytëzojë ecurinë e mirë e mbledhjes së të ardhurave për të rishpërndarë një pjesë të tyre te shtresat më në nevojë. Vendi duhet të nxirret nga varfëria dhe nuk duhet të jenë këto tregues të mirëqenies sonë të pa mirëqenë”.

Me qëllim zbutjen e varfërisë, Avokati i Popullit përsërit thirrjen drejtuar qeverisë për të përcaktuar me ligj minimumin jetik. m.p.

Të fundit

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Lajme të tjera

Web TV