BIRN: Partitë politike nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik, organizatat konstatojnë se, “për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve”.

Problematikat me transparencën e fushatës lidhen me mungesën e qasjes së gazetarëve në fushatë.

“Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar”- thuhet në deklaratë.

Po ashtu aktorët politikë nuk i bën publike agjendat e tyre dhe penguan përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës dhe disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Problemi kryesor vijon të mbeten “kasetat e gatshme” të partive dhe kandidatëve për mediat, pasi siç thekson deklarata “partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës”.

“Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor”- theksohet në këtë qëndrim të shoqërisë civile.

Organizatat rendisin një sërë problematikash të tjera që lidhen me transparencën, mungesën e balancimit mediatik, mungesën e debatit dhe përballjes së ofertave, etj..

“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha”- konstatohet në qëndrimin e shoqërisë civile.

Lexo edhe :  “Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

Urdhëri i qeverisë për pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok po ashtu shihet një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore.

Në vend të një pasqyrimi mediatik të drejtë e të pavarur, organizatat theksojnë se, “spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut”.

Deklarata përfundon me një thirrje për partitë politike, institucionet shtetërore, organet rregullatore dhe aktorë të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV