Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Me 2479 vota, ai renditet i shtati nga kandidatët e listës së hapur të PD në Korçë, teksa janë numëruar të gjitha qendrat e votimit.

Pas këtij rezultati zhgënjyes, Spaho, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.

Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005.

POSTIMI I SPAHOS:

Të nderuar miq, Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament. Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.

Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta. I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

Me shumë mirënjohje, Edmond Spaho”. m.p.

Të fundit

Legjenda Sir Alex Ferguson zbulon blerjen më të dobët në histori

Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i...

PD pretendon mandatin e ‘Mundësisë’/ Këlliçi: Na kanë marrë votat!

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend. Drejtuesi politik i...

Mbi 140 të vrarë në Gaza, drama e palestinezëve eklipsohet nga lufta në Iran

Ndërsa vijon pa u ndalur operacioni “Rising Lion” kundër Iranit, Izraeli nuk humb vigjilencën as ndaj armikut tjetër, Hamasit, duke mos i dhënë frymëmarrje...

“Hera e dytë që VDES”/ Fituesja e “Nobelit” përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Elfriede Jelinek, ka përgënjeshtruar lajmit për vdekjen e saj në mediat gjermane. "Kjo është hera e dytë që vdes”. Informacioni u...

A do e sulmojë SHBA drejtpërdrejt Iranin? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Sipas mediave të huaja, Trump u...

Lajme të tjera

Web TV